image Helikopterët fluturojnë mbi Kabul, raportohet se Merkel do të dërgojë ushtrinë në ndihmë të evakuimit - Pamje

Botë

Helikopterët fluturojnë mbi Kabul, raportohet se Merkel do të dërgojë ushtrinë në ndihmë të evakuimit – Pamje

news image

Teksa Kabuli tashmë ka përfunduar në duart e talebanëve, helikopterë janë filmuar teksa fluturojnë mbi këtë qytet.

Amerika po transporton zyrtarët e saj me helikopterë në aeroport nga ambasada në rrethin e fortifikuar Wazir Akbar Khan,

Kurse, një zyrtar i NATO -s tha se disa punonjës të Bashkimit Evropian janë zhvendosur në një vend më të sigurt në Kabul.

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel po planifikon të vendosë ushtarë në Afganistan për të ndihmuar në evakuimin e shtetasve gjermanë dhe afganëve në rrezik nga talebanët, thonë burimet parlamentare. /Gazeta Sinjali/