Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, e ka mirëpritur emërimin e Miroslav Lajçak, si i eëmruar i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë– Serbi.
Heldt këtë e ka bërë përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Twitter, ka thënë se Lajçak do të çojë në një zgjidhje gjithëpërfshirëse për të dy shtetet.
“Gjermania mirëpret emërimin e Miroslav Lajcak, që në emër të Bashkimit Evropian do të drejtojë një dialog të strukturuar dhe thelbësor, që çon në zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme. Si përfaqësues i BE-së ai do të veprojë dhe do të flasë për Gjermaninë dhe të gjithë shtetet anëtare. Mbani në mend Gjermania është Bashkimi Evropian, gjithashtu BE është Gjermania”, ka shkruar Heldt në Twitter.
Ai këto komente i ka bërë përderisa e ka shpërndarë publikimin e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
Borell i ka reaguar ditë më parë presidentit të Reublikës së Kosovës, Hashim Thaçi, që kundërshtoi emërimin e Miroslav Lajçak, duke thënë se Sllovakia nuk e ka njohur Kosovën si shtet dhe ka votuar kundër Kosovës në UNESCO.
“Mioslav Lajçak është një politikan shumë i respektuar dhe një diplomat me eksperiencë që gëzon besim të plotë nga BE-ja”, kishte shkruar Borell në Tëitter./Gazeta Sinjali/