Modelja e njohur gjermane me famë botërore, Heidi Klum, së fundmi ka folur për martesën me Tom Kaulitz.
Klum në një intervistë ekskluzvie për revistën prestigjioze People, ka treguar se në dasmë dëshironte të kishte të ftuar më shumë njerëz.
“Ishte aq e bukur dhe ishte koha më e mirë. Ne ishim në Itali për tre javë. Unë dëshiroja që të kishim më shumë njerëz. Ceremonia ishte më intime”, citohet të ketë thënë ajo.
46-vjeçarja më tutje ka treguar se kanë vallëzuar me bashkëshortin deri në orët e para të mëngjesit.
“Ne jemi shumë të ngjashëm. Ai e shijon jetën dhe është shumë bujar. Është shumë i mirë. E gjeta partnerin tim më në fund”, ka thënë modelja.
Kujtojmë se Heidi Klum dy muaj më parë është martuar me kitarisin gjerman, Tom Kaulitz, i cili është 17 vjet më i ri se modelja./Gazeta Sinjali/