image Hebrenjtë të shqetësuar me elementet naziste në shtetin kroat

Rajon

Hebrenjtë të shqetësuar me elementet naziste në shtetin kroat

news image

Asociacioni i Hebrenjve Evropian shprehin shqetësimin e tyre se në shtetin e Kroacisë ka manifestim të ideologjisë naziste, ku të përfshirë janë edhe elemente të qeverisjes lokale, transmeton Sinjali.

Reagimi i tyre ka ardhur pasi është shfaqur një video ku shihet kryetari i qytetit të Splitit, Ivica Puljak, duke kënduar këngë të ustashëve (ustashët ishin forcë e lidhur me regjimin nazist gjerman të Adolf Hitlerit gjatë luftës së Dytë Botërore).   

Asociacioni është i shqetësuar se kryetari i Splitit po ashtu kishte mbrojtur vartësin e tij, Bojan Ivoseviq, i cili ishte i përfshirë në promovimin e ideologjisë naziste, raporton N1, transmeton Gazeta Sinjali.

“Me shqetësim i kemi përcjellë ngjarjet të cilat kanë ndodhur në Kroaci gjatë fushatës elektorale për nivelin lokal. Gjersa në Evropë ka rritje të antisemitizmit, tash ne kemi në qytetin e dytë më të madh në Evropë, njerëz të zgjedhur, të cilët në të kaluarën kanë pasur qëndrime antisemite ose qëndrime pronaziste”, thuhet në këtë letër.

Asociacioni po ashtu thekson se kryetari i Splitit kishte mbrojtur zyrtarin i cili kishte avokuar idetë të cilat rrezikojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, gjë e cila vlerësojnë ata, është e papranueshme.

Është shqetësim incidenti me kryetarin e Splitit i cili këndon këngë të ustashëve. Në të njëjtën kohë ai mbron edhe vartësin e tij i cili është i motivuar që të diskutojë dhe të avokojë për idetë neonaziste”, thuhet në këtë letër.

Asociacioni ka falënderuar kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq i cili ka dënuar këto akte.

Ndryshe në Luftën e Dytë Botërore me miliona hebrenj ishin vrarë nga regjimi nazist i Hitlerit. Shteti gjerman pas përfundimit të luftës ka miratuar legjislacionin me të cilin dënohet çdokush i cili mohon krimet të cilat janë kryer ndaj hebrenjve./Gazeta Sinjali/