image Haziri: Unë dhe Kujtim Shala s'pranuam nominimin për kryeministër, s'e kam pritur se do të nominohet Hoti

Kosovë

Haziri: Unë dhe Kujtim Shala s’pranuam nominimin për kryeministër, s’e kam pritur se do të nominohet Hoti

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se nuk e ka pritur që Avdullah Hoti të nominohet për kryeministër nga kjo parti.

Haziri madje tha se nuk ka pritur që Hoti do të mund ta pranonte këtë. Nominimin për kryeministër Haxiri tha se nuk e ka pranuar vetë, e këtë s’e ka pranuar as Kujtim Shala, shkruan Gazeta Sinjali.

“Nuk e kam pritë që do të nominohet ose që do ta pranojë” tha Haziri. “Vjosa Osmani nuk ka pasë logjikë me u zhvendos nga Kuvendi”.

“Kujtim Shala nuk ka pranu me qenë. Unë nuk kam pranu”, ka thënë Haziri në T7.

Ai ka theksuar se kjo është hera e tretë që nuk ka pranuar të nominohet për kryeministër. Dëshirën e madhe për këtë ai e ka quajtur oportunitet, duke thënë se kështu edhe e shohin disa.

“Është hera e tretë që s’kam pranu. Unë nuk e shoh politikën oportunitet, siç po e shohin do, të jepet mundësia, gjuju”, është shprehur Haziri. /Gazeta Sinjali/