image Haziri tregon nëse LDK do të ketë marrëveshje në bllok

Politikë

Haziri tregon nëse LDK do të ketë marrëveshje në bllok

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri bëri të ditur se LDK nuk do të ketë marrëveshje politike në bllok me askënd në balotazh.

Sipas tij, LDK do të angazhohet duke ndërtuar besim me qytetarin për të finalizuar këtë proces të mirë zgjedhor.

Sot jemi takuar për t’i bërë vlerësimet e para të zgjedhjeve lokale. Marrëveshje politike në bllok LDK nuk do të ketë me askënd, marrëveshja jonë do të bazohet në parimin e marrëveshjes me qytetarin. Do të angazhohemi duke ndërtuar besim me qytetarin për të finalizuar këtë proces të mirë zgjedhor”, tha ai, pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së.

Ai shtoi se vlerësimet për koalicionet lokale i bëjnë degët e LDK, por tutje sqaroi se, sipas rregullave statusore në LDK, koalicionet lidhen nga kryesia qendrore, rrjedhimisht, nga kryetari i saj.

LDK garon në balotazh në 4 komuna kundër LVV, në 2 kundër PDK-së dhe në 2 të tjera kundër AAK. /Gazeta Sinjali/