image Haziri thotë se nuk do ta votojnë qeverinë e pakicës, vazhdojnë përpjekjet për koalicon me VV-në

Kosovë

Haziri thotë se nuk do ta votojnë qeverinë e pakicës, vazhdojnë përpjekjet për koalicon me VV-në

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri pas mbledhjes së Kryesisë , ka deklaruar se partia e tij nuk do ta votojë qeverinë e pakicës.

“Qeveria e pakicës nuk ka funksionu në Kosovë, nuk ka traditë në Kosovë. LDK duke qenë partia më e vjetër është e vetëdijshme se qeveria e pakicës nuk  i japin zgjidhje proceseve të rënda politike. Ne as nuk i japim zgjidhje qeverisë se pakicës, nuk e votojmë praktikisht as nuk e shohim si zgjidhje”, ka thënë Haziri.

Ai është shprehur shumë optimist në arritjen e marrëveshjes së koalicionit mes Vetëvendosjes e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Kemi qenë të drejtpërdrejt në bisedime, i kemi mbyllur të gjitha çështjet që na kanë dalluar. Jemi në përpjekje që sonte, nesër e pasnesër t’i realizojmë angazhimet tona”, tha ai./Gazeta Sinjali/