image Haziri: Sa më shpejtë që e mbyllim dialogun, aq më shpejtë u rikthehemi problemeve tona

Politikë

Haziri: Sa më shpejtë që e mbyllim dialogun, aq më shpejtë u rikthehemi problemeve tona

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur rreth presidentit të ri të SHBA-së ku ka thënë se tani është një president i cili e njeh mirë problemin e Kosovës dhe të Ballkanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Hazirit, sa më shpejtë që mbyllet problemi me Serbinë, aq më shpejt institucionet do t’iu rikthehen problemeve të Kosovës.

“Unë nuk jam për një dialog i cili nuk ka format. Ndërkombëtarët presin dhe tashmë kanë formuar opsione se si dhe çka do të ndodhë me dialogun për normalizim, në kuadër të proceseve të integrimeve. Ne e kemi tani një president të SHBA-së, që 30 vjet është marrë me Kosovën dhe Ballkanin. E njeh në detaje problemin”, tha Haziri në Expose./Gazeta Sinjali/