image Haziri: Rrenë e kulluar që gjoja Trump ka dërguar dikë prej Washington-it në Prishtinë

Kosovë

Reagim/ Haziri: Rrenë e kulluar që gjoja Trump ka dërguar dikë prej Washington-it në Prishtinë

news image

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se nuk është e vërtetë që ish-zyrtari amerikan Matt Whitaker ka ardhur në Kosovë në mbështetje të kandidatit të PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli.

Madje, sipas tij, kjo është ‘rrenë e kulluar’.

Ai dha mesazhin e LDK-së lidhur me këtë çështje, teksa pati edhe një kërkesë për qytetarët e Istogut.

“Partitë tjera po hapin faqe të rreme, po mashtrojnë njerëz, po mundohen të helmojnë ata duke u ofruar vetura të reja false, që me i rrit faqet e tyre dhe pastaj me i kthy kundër Vjosës dhe kundër LDK-së. Po krijojnë storie me përmbajtje kundër Vjosës, kundër nesh, kundër njëri-tjetrit, krejt në frikë e në panik. Po krijojnë storie të tilla të rreme që gjoja presidenti Trump ka dërguar dikë prej Washington-it sot në Prishtinë, që është rrenë e kulluar, rrenë e pastër. Kosova beson vetëm të vërtetën, Kosova beson në Vjosa Osmanin. Besoni të gjithë ju, bëjeni një ‘selfie’ tash dhe shkruajeni: ‘Unë besoj në Vjosën, ne besojmë në Vjosën’. Ju lutem, t’ia çojmë një të qeshur të madhe atyre që me këto lajme të rreme po mundohen me na fitu. Nuk munden”, tha ai.

Ndryshe, Ambasadori amerikan në Kosovës, Philip Kosnett, ka reaguar lidhur me pretendimet e Partisë Demokratike të Kosovës, se një njeri i afërt me presidentin amerikan, Donald Trump, do të vijë në Kosovë për ta mbështetur fushatën e Kadri Veselit kundër korrupsionit.

Kosnett i ka dhënë një goditje PDK-së e Kadri Veselit, për pretendimet se ata kanë mbështetje nga SHBA për t’i fituar zgjedhjet e 6 tetorit, duke e konfirmuar përgjigjjen ekskluzive e ambasadës amerikane dhënë Gazetës Sinjali.

/Gazeta Sinjali/