image Haziri: Qeveria të zgjohet nga gjumi dhe ta parandalojë destabilizimin e Kosovës - Sinjali

Haziri: Qeveria të zgjohet nga gjumi dhe ta parandalojë destabilizimin e Kosovës

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se pas luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, është rritur rreziku për destabilizimin e Ballkanit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haziri i ka bërë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës, që bashkë me të gjithë mekanizmat dhe partnerët strategjikë të parandalohen tendencat e destabilizimit të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

“Koha e fundit që Qeveria të zgjohet nga gjumi dhe bashkë me të gjithë mekanizmat tanë dhe me partnerët strategjik të parandalohen tendencat e destabilizimit të Kosovë”, ka shkruar ai.

Haziri thotë se qysh në vitin 2016 kishte alarmuar se penetrimi rus po vazhdon me strategji në Ballkan.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin