image Haziri përkujton veprimtaren e shquar, Nekibe Kelmendi në nëntë vjetorin e vdekjes së saj

Sociale

Haziri përkujton veprimtaren e shquar, Nekibe Kelmendi në nëntë vjetorin e vdekjes së saj

news image

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka përkujtuar nënkryetaren e LDK-së, veprimtaren Nekibe Kelmendi, në nëntë vjetorin e vdekjes së saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Haziri përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook ka thënë se “Nekibe Kelmendi ishte shembull i nënës, avokates, udhëheqëses e përfaqësueses së popullit. Mbi të gjitha, e mbrojtjes së jetes së shumë të rinjve përkundër tragjedisë me Bajramin dhe dy djemtë e saj”.

“Sot shihet se sa i zbrazët është vendi i saj në Republikë dhe zemrat tona. Të faleminderit që mbete engjëll mbrojtës për mua gjatë luftës së Kosovës!”, ka shkruar tutje ai.

Kujtojmë se, Nekibe Kelmendi ka qenë nënkryetare e LDK-së dhe ministre e Drejtësisë në kohën kur koalicioni PDK-LDK ishte në pushtet.

Ajo u lind më 11 maj 1944 në Pejë, kurse vdiq më 19 qershor 2011, në moshën 67 vjeçare, në Prishtinë. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/hazirilutfi/photos/a.486638371376567/4218089264898107/?type=3&theater