image Haziri: PDK duhet të mbetet në opozitë, s'ka nevojë të bëjmë koalicion me ta

Politikë

Haziri: PDK duhet të mbetet në opozitë, s’ka nevojë të bëjmë koalicion me ta

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur se me kë do të bëjë koalicion subjekti politik ku bën pjesë ai pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një deklarate, Haziri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës duhet të mbetet edhe kësaj radhe në opozitë.

“14 shkurti është dita kur në Kosovë do të vendoset kush me kë do të ‘dashurohet’ politikisht. Askush pa askënd nuk mund të funksionojë”, ka thënë Haziri.

“Besoj nuk do të ketë nevojë të bëjmë koalicion me PDK-në edhe në një proces zgjedhor”, shtoi ndër të tjera ai për Mediafokus.

/Gazeta Sinjali/