image Haziri: Menaxhimi me pandeminë kërkon agresivitet, Hoti aplikon qeverisje të butë

Kosovë

Haziri: Menaxhimi me pandeminë kërkon agresivitet, Hoti aplikon qeverisje të butë

news image

Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se kritikat e tij ndaj Qeverisë Hoti kanë pasur qëllimin e mirë.

Hazirii, i cili e kishte vlerësuar si “katastrofal” menaxhimin e situatës me COVID-19 nga Qeveria, ka thënë se menaxhimi me pandeminë kërkon agresivitet, shkruan Gazeta Sinjali.

“Nuk është kritikë dashakeqe, është kritikë qëllimmirë, sepse z. Hoti edhe si politikan, edhe si njeri aplikon qeverisje të butë që është vlerë e tij, dhe këtë e ka marrë nga LDK. Pandemia kërkon agresivitet në menaxhim. Më vjen mirë që Qeveria ka marrë vendim për aktivizimin e Planit Kombëtar. Nuk mundet pandemia me u menaxhu vetëm me Ligjin e Infeksioneve sepse është i ngushtë dhe i pamjaftueshëm me i zgjidhë problemet”, është shprehur Haziri.

Ai ka thënë se është kundër ndalimit të qarkullimit të qytetarëve, pasi sipas tij, edhe modeli që ka përdor Qeveria Kurti ka qenë i pamjaftueshëm dhe i dështuar. Haziri ka thënë se duhet rritur kontrollat në terren dhe jo të mbyllen bizneset dhe qytetarët.

“Është provuar me modelin e Qeverisë Kurti me menaxhu pandeminë, por edhe ai ka qenë i pamjaftueshëm dhe i dështuar. Mekanizimi kombëtar do të japë shumë hapësirë, do t’i japë oksigjen spitaleve institucioneve të emergjencave civile për menaxhuar dhe me reaguar ndaj virusit”.

“Unë jam kundër ndalimit qarkullimit të lëvizjes së njerëzve. Ka nevojë për kontroll, më shumë të ketë mekanizma të emergjencave civile, inspektorë komunal, zyrtarë komunal, inspektorët sanitarë, ekipet e mjekëve dhe policisë me qenë më prezentë dhe nuk ka nevojë me blloku ekonominë”, është shprehur ai për EO.

Haziri ka thënë se komuna të cilën ai e drejton ka menaxhuar në mënyrë të mirë pandeminë.

“Ne kemi 16 të vdekur nga 414 raste të infektimit, por kemi afër 300 të shëruar. Te ne funksion vetizolimi, vizita në shpi.. Pacientët me COVID-19 nuk vijnë në spital, ne kemi organizuar vizita të rregullta në shtëpi”, ka thënë Haziri. /Gazeta Sinjali