Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se koalicioni LVV-LDK në parim ka ndodhur.
Haziri ka thënë se nënshkrimi i koalicionit të ri qeverisës është çështje ditësh.
“Mendoj se është çështje ditësh. Nuk kemi të bëjmë më me pritje më të mëdha. Kemi të bëjmë më shumë me vlerësime të brendshme”, ka thënë ai për Express.
Sipas Hazirit, koalicioni me LVV-në “në parim ka ndodhur” dhe “po bisedohet vetëm për ndarjet e fundit kushtetuese”.
Ai ka treguar se së fundmi janë shpeshtuar takimet ndërmjet zyrtarëve të LDK-së dhe atyre të LVV-së, teksa ka shtuar se nuk sheh ngecje në negociatat ndërmjet partive që po tentojnë ta formojnë qeverinë e re. /Gazeta Sinjali/