Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kërkuar nga Qeveria që t’ua përmbush kërkesat transportuesve publikë “Anamorava”, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një njoftimi, Haziri është shprehur se këto kërkesa janë të arsyeshme duke marrë parasysh faktin se janë shërbyes publikë.
“Haziri ka thënë se këto kërkesa të transportuesve janë të arsyeshme, duke e marrë parasysh faktin se janë shërbyes publikë. Ndryshe, nga dje transportuesit publikë në Gjilan dhe në mbarë Kosovën kanë hyrë në grevë, duke ndërprerë të gjitha linjat e transportit të udhëtarëve, deri në përmbyshjen e kërkesave të tyre”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Komunës./Gazeta Sinjali/