image Haziri jep një lajm të mirë për të infektuarit nga Gjilani

Kosovë

Deklaratë/ Haziri jep një lajm të mirë për të infektuarit nga Gjilani

news image

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka deklaruar sot se gjithë të vetizoluarit për shkak të pandemisë Covid- 19 e kanë kaluar fazën e kërcënimit të infektimit.

Haziri në një konferencë për medie, pas vizitës së tij në Spitalin Regjional të Gjilanit tha se ata janë ende duke i trajtuar rastet në fshatrat Zhegër dhe Vrapqiç.

“Gjithë të vet izoluarit në Gjilan e kanë kaluar fazën e kërcënimit të infektimit. Por edhe më tutje me dorëza dhe maska, mjete higjienike të pastrojmë duart mos të ketë kontakte të njerëzve, sepse nuk ka kaluar asgjë”, tha ai.

I pari i Gjilanit edhe nga aty bëri thirrje qytetarëve të kufizojnë lëvizjet gjatë ditës.

“Gjilani vazhdon me i trajtua ende rastet në familjen Shaqiri në Vrapçiq, ndërsa rasti tjetër në Zhegër tashmë është testua negativ në testin e dytë. Shpresojmë shumë që testin e radhës gjendja e tij të përmirësohet dhe të trajtojmë si të shëruar”, u shpreh Haziri.

Duke folur për ndihmat që komuna që ai drejton do të bëj për familjet skamnore, Haziri theksoi se askush nuk do të mbetet pa bukë në sofër.

“Nuk ka nevojë me ardhë tek ne, ne i qojmë në shtëpi ndihmat çdo familje e regjistruar që ka nevojë, ne nuk e lajmë pa sofër në këtë kohë. Nuk do të mbesin pa ushqim”, tha ai./ Gazeta Sinjali/