image Haziri: Java e ardhshme vendimtare për qeverinë, priten zhvillime nga Dhomat e Specializuara

Kosovë

Haziri: Java e ardhshme vendimtare për qeverinë, priten zhvillime nga Dhomat e Specializuara

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se java e ardhshme do të jetë vendimtare për Qeverinë e Kosovës.

Në një prononcim për Kanal 10, Haziri ka thënë se java e ardhshme pritet të jetë e rëndësishme dhe vendimtare, shkruan Gazeta Sinjali.

“Priten zhvillime të rëndësishme nga Dhomat e Specializuara”, ka deklaruar Haziri ndër tjerash.

Ai s’e ka përjashtuar mundësinë që të ketë rikonfigurim të qeverisë, por ka parashikuar që edhe nëse koalicionit qeveritar nuk do t’i bashkohet PDK-ja, qeveria do të mbetet. /Gazeta Sinjali