image Haziri: Ia patëm premtuar popullit që emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së

Kosovë

Marrëveshja/ Haziri: Ia patëm premtuar popullit që emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri është shprehur i lumtur për nënshkrimin e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Haziri ka rikujtuar edhe deklaratën e para disa muajve, kur kishte thënë se emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ia patëm premtuar popullit që emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK’së. Jam jashtëzakonisht i lumtur që pas një procesi jo të lehtë, LDK tashmë ka arritur marrëveshjen finale me LVV. Është shumë e rëndësishme që LDK i ka ruajtur parimet dhe konsistencën në qëndrime. Koalicioni i Shpresës u bë realitet. Na presin punë të mëdha për Kosovën, për njerëzit e saj!”, ka shkruar Haziri.

Përpos Hazirit, pas arritjes së marrëveshjes së shumëpritur kanë reaguar edhe drejtues tjerë të LDK-së si Avdullah Hoti e Hykmete Bajrami. Koalicioni i ri u urua edhe nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. /Gazeta Sinjali/