image Haziri i përgjigjet Thaçit: Kushtetuta ka vendosur që Qeveria të udhëheq negociatat

Politikë/ Haziri i përgjigjet Thaçit: Kushtetuta ka vendosur që Qeveria të udhëheq negociatat

news image

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për media pas përfundimit të takimit të me kryetarin e kësaj partie, Isa Mustafa dhe disa nga nënkryetarët e tjerë.

Ai është përgjigjur nëse krerët e LDK-së do ta takojnë presidentin, me ftesë të këtij të fundit.

Ai tha se “është e drejtë e presidentit dhe në agjendën e tij me thirr konferenca sa herë të donë ai… Ne ende nuk na ka ardhur asnjë ftesë, është vetëm paralajmërim dhe kur të vie ftesa kryetari Mustafa do ta do shqyrtojë”.

Ai po ashtu në lidhje me udhëheqjen e negociatave tha se “gjithçka që i jep Kushtetua është e drejtë kushtetuese, në këtë rast Kushtetuta ka vendosur që Qeveria udhëheq me negociata… LDK në këtë rrafsh është e qartë dhe e ruan frymën kushtetuese, fundja LDK është gardiani i fundit që e ruan këtë frymë kushtetuese”. /Gazeta Sinjali/