Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se komuna që ai drejton është shembulli më i mirë i stabilitetit dhe sigurisë.
Ai këto komente i bëri pas takimit me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Michele Risi.
“E njoftova gjeneralin e KFOR-it për sigurinë dhe stabilitetin që e ka Gjilanit, falë angazhimit të ushtarëve, policëve dhe të mandatit që ka NATO. U jemi shumë mirënjohës për mbështetjen e madhe. Tashmë, pjesën më të madhe të punëve e kanë institucionet e vendit, por Gjilani është shembulli më i mirë i stabilitetit dhe sigurisë”, tha Haziri. /Gazeta Sinjali/