Lidhja Demokratike e Kosovës është duke e mbajtur Kuvendin Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të partisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Për të parin e partisë kanë votuar edhe tre kandidatët që po e synojnë këtë post, Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa.
Pas votimit, Haziri tha para mediave se procesi i votimit të fshehtë duhet të shkojë deri në fund, qoftë edhe nëse ka nevojë për raund tjetër të votimit.
“Procesi i votimit të fshehtë duhet të shkojë deri në fund, qoftë edhe me një raund tjetër”, ka thënë Haziri.
Ai i ka hedhur poshtë hipotezat se mund të ketë ndonjë marrëveshje në mes të procesit të brendshëm zgjedhor.
Ndërkaq, tha se është i lumtur me sjelljen e dy kundërkandidatëve të tij.
“Jam i lumtur dhe krenar me sjelljen. Lumiri dhe Besiani janë miq të mirë. Janë emra kredibilë për me udhëheq LDK-në. Koha në LDK është me punu”, ka thënë Haziri./Gazeta Sinjali/