Janë numëruar mbi 90 për qind e votave në komunën e Gjilanit, shkruan Gazeta Sinjali.
E bazuar në rezultatet e KQZ-së, kjo komunë do të shkojë në balotazh.
Lutfi Haziri e Alban Hyseni do të përballen pas një muaji.
Prej fillimit të procesit të numërimit të votave, Haziri e Hyseni kanë pasur një diferencë të ngushtë.
Më herët Sinjali ka raportuar që Haziri është duke prirë, por tani në këtë komunë prinë Alban Hyseni i VV-së.
Alban Hysen: 44,22%
Lutfi Haziri: 44,11%