image Hazard dëshiron largimin nga Madridi

Futboll

Hazard dëshiron largimin nga Madridi

news image

Sipas “El Chiringuito de Jugones” futbollisti belg Eden Hazard dëshiron të largohet nga Real Madrid dhe të rikthehet te Chelsea, përcjell Sinjali Sport.

Hazard mund të largohet nga kampi madrilen, pasi që transferimi i Mbappes do ta lë belgun jashtë prioriteteve dhe lidershipit në ekip.

Sipas Edu Aguirre, sulmuesi anësor nuk është i lumtur në Madrid, ku lëndimet e shumta nuk e kanë lejuar t’i shfaq aftësitë dhe dëshirën për të luajtur.

Hazard mbërriti te Los Blancos para dy viteve në shumën prej 100 milion eurove, duke nënshkruar deri në vitin 2024, duke i zhvilluar vetëm 43 ndeshje të realizuara me pesë gola dhe tetë asistime.

30 vjeçari mendon rikthimin në Angli te skuadra e Chelseat ku luajti për shtatë vite.

/Gazeta Sinjali Sporti/