image Haxhiu: Zgjedhja e kryeprokurorit të Shtetit duhet të jetë transparent dhe meritor

Drejtësi

Haxhiu: Zgjedhja e kryeprokurorit të Shtetit duhet të jetë transparent dhe meritor

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në konferencën vjetore të prokurorëve, ka thënë se procesi i zgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit duhet të jetë transparent dhe meritor.

Zgjedhja e kryeprokurorit të Shtetit është përtej Këshillit Prokurorial, sepse ka jehonë e ndikim si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Sigurohuni që ky proces te jetë transparent, i drejtë, profesional dhe meritor. Ministria e Drejtësisë është e gatshme të kontribuojë dhe avokojë për ju. Fati i qytetarëve është në duart tona”, ka thënë Haxhiu.

Në këtë konferencë ajo u është drejtuar prokurorëve duke u thënë se duhet të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyrë objektive dhe të pavarur.

Ajo ka bërë thirrje që të mos ketë tolerime as për veprat që kanë të bëjnë me dhunën në familje.

“Të mos keni asnjë tolerancë për veprat që kanë të bëjnë me dhunën në familje, dhunën ndaj grave dhe dhunën në baza gjinore”, ka shtuar Haxhiu.

/GazetaSinjali/