image Haxhiu: Veprimi i deputetes Kadrijaj është çnjerëzor dhe shumë i ultë

Kosovë

Politikë/ Haxhiu: Veprimi i deputetes Kadrijaj është çnjerëzor dhe shumë i ultë

news image

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj, e cila ka publikuar një dokument zyrtar, ku tha se ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka liruar nga karantina aktivistët e VV-së.

Haxhiu ka thënë se Kadrijaj për të goditur politikisht ka dëmtuar rëndë dinjitetin dhe integritetin e personave duke publikuar emrat dhe diagnozat e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas saj, ky veprim i deputetës së AAK-së është çnjerëzor dhe në kundërshtim me ligjislacionin dhe konventat evropiane.

“Kjo çfarë bëri sot znj. Kadriaj është kulmi. Për të goditur politikisht ka dëmtuar rëndë dinjitetin dhe integritetin e personave duke publikuar emrat dhe diagnozat e tyre. Pra, zonja Kadriaj që vetë thotë se është mjeke sot na dëshmoi të kundërtën. Kjo është çnjerëzore, e pajustifikueshme, shumë ultë dhe në kundërshtim me legjislacionin dhe konventat evropiane. Jam e shokuar nga ky nivel”, ka shkruar Haxhiu në profilin e saj zyrtar në Facebook./GazetaSinjali/

Politika ekziston pikërisht ngaqë komuniteti angazhohet për të mirën e përbashkët, të individëve të bashkësisë. Politika…

Posted by Albulena Haxhiu on Saturday, May 2, 2020