Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar nëse Lëvizja Vetëvendosje do të procedojë me Ligjin Anti-Mafia në këtë mandat, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky ligj i cili, ndër të tjera, parasheh konfiskimin e pasurisë së paligjshme dhe luftimin e korrupsionit, sipas Haxhiut, do të jetë ndër ligjet e para që Qeveria Kurti 2 do t’i procedojë për votim në Kuvendin e Kosovës.
“Nuk kemi hequr. Do të jetë ndër ligjet e para që do i procedojmë në Kuvendin e Kosovës, pra është ligji për konfiskimin e pasurisë së paligjshme dhe të arritur në mënyrë të dyshimtë. Kemi punuar pesë muaj në këtë punë.“
“Për pjesën për drejtësi ku kam punuar edhe unë, në programin e detajuar të programit qeverisës i cili nuk është publik pasi do të votohet në mbledhjen e qeverisë dhe do t’i dorëzohet Kuvendit të Kosovës.”
“Ndër prioritetet e para është lufta ndaj krimit dhe korrupsionit. Deri më tash nuk ka pasur asnjë efekt ndonjë ligj i mëparshëm. Ka pasur shumë fjalë qoftë nga prokuroria”, tha ajo në T7./Gazeta Sinjali/