image Haxhiu thotë se zgjedhjet në veri kanë cënuar integritetin e Kosovës

Politikë

Haxhiu thotë se zgjedhjet në veri kanë cënuar integritetin e Kosovës

news image

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka komentuar hapjen e vendvotimeve në Komunat Veriore të Kosovës për zgjedhjet parlamentare në Serbi, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo hapje e qeverisë, sipas Haxhiut, ka cënuar integritetin e shtetit të Kosovës.

“Në qeverisjen tonë ushtrua si pyetje çështja e zgjedhjeve të Serbisë. Në lidhje me këtë ne ishim të vendosur të respektonim atë që është obligim, Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ne jemi shtet dhe ashtu do të duhej të silleshim. Kjo hapje e qeverisë ilegale dhe ilegjitime ka cënuar integritetin e vendit”, ka shkruar ajo në Facebook.

Sipas aj, serbët e Kosovës do të kishin mundësinë që të votojnë vetëm në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë ose përmes postës.

“Në të dy këto raste, Kosova nuk do të bënte asgjë tjetër, veç asaj që bënë një shtet i pavarur dhe ashtu siç veprohet edhe në vendet tjeta si Kroaci, Slloveni etj”, ka përfunduar ajo./Gazeta Sinjali/