Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook tha se presidenti Thaçi ka bërë shkelje Kushtetuese me dorëzimin e dy letrave për emrin e mandatarit si kryeministër, kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, dhe se me mospublikimin e tyre që një javë, ai po përpiqet që t’i fsheh e të mos lë gjurmë.
“Të bindur edhe vetë se janë duke bërë shkelje të shumëfishtë të Kushtetutës po përpiqen të mos lënë gjurmë dhe të zhdukin ato, duke fshehur letrat dhe bazën kushtetuese që nuk e kanë”, ka shkruar Haxhiu.
Ministrja në detyrë Haxhiu, ka theksuar se presidenti Thaçi, kryetari i LDK-së Mustafa si dhe kandidati për kryeministër Hoti janë të vetëdijshëm për shkeljen e Kushtetueses prandaj dhe nuk publikohet letra.
“Të vetëdijshëm se ajo çfarë po bëjnë nuk parashihet me Kushtetutë, rrjedhimisht ndalohet, presidenti është përfshirë në një proces tërësisht të paligjshëm e klandestinë, përveçse edhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo./ Gazeta Sinjali/