image Haxhiu thotë se rreziku i shkëmbimit të territoreve nuk ka kaluar

Politikë

Haxhiu thotë se rreziku i shkëmbimit të territoreve nuk ka kaluar

news image

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se rreziku i shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka kaluar, derisa presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiq, shkruan Gazeta Sinjali.

“Pra, shkëmbimi territorial nuk ishte as paranojë as shpikje e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Albin Kurtit siç thonin. Për ata që s’besonin sot u vërtetua edhe njëherë. Por, ky rrezik ende nuk ka kaluar sepse inciuesit e këtij pazari, Thaçi-Vuçiq ende vazhdojnë të jenë në këta binarë. Prandaj duhet angazhim maksimal për t’i ndaluar projektet e tyre të rrezikshme”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ajo tha se po të mos mbahej protesta e 29 shtatorit të kaluar “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, sipas saj tani do t’i vuanim pasojat e asaj marrëveshje.

Mirëpo, sipas saj, pa i ndryshuar premisat e dialogut rezultatet do të jenë të këqija.

“Rifillimet e mbrapshta pa i ndryshuar premisat e dialogut dhe pa ndërruar ata që e kanë sjellur vendin në këtë pikë do të kenë rezultate të këqija. Mirëpo, këta përfaqësues ilegal e ilegjitim nuk do të mund të sjellin marrëveshje për Kosovën”, ka përfunduar ajo./Gazeta Sinjali/