Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.
Pas kësaj mbledhjeje për media është deklaruar anëtarja e kryesisë e kësaj partie Albulena Haxhiu, transmeton Gazeta Sinjali.
Ajo ka thënë se po bëjnë përpjekje maksimale që të arrijnë koalicionin me LDK-në.
“Do të bëjmë përpjekje që të arrijmë koalicionin në mes të VV-së dhe LDK-së, por padyshim nuk mund të themi me siguri të plotë që kjo do të ndodhë për faktin se ka në anën tjetër barrikadime dhe unë mendoj për sa kohë të kemi barrikadime për qëndrimet nuk mund të kemi një koalicion qeverisës”, ka thënë Haxhiu.
Më tutje ajo u ka bërë thirrje LDK-së që të heqin dorë nga barrikadimet, si dhe kërkesën e tyre për presidentin e cilësojnë si të padrejtë.
“Kërkesa për presidentin nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës është e padrejtë”, tha Haxhiu.
Kujtojmë se sot nga ora 16:00 do të takohen sërish liderët e këtyre dy subjekteve politike./Gazeta Sinjali/