image Haxhiu thotë se delegacioni i Kosovës në SHBA po e zhvatë buxhetin e shtetit

Politikë

Haxhiu thotë se delegacioni i Kosovës në SHBA po e zhvatë buxhetin e shtetit

news image

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke e komentuar takimin e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë tha se asnjëherë s’ka pasur mungesë më të madhe të transparencës.

Sipas saj, delegacioni i Kosovës në SHBA po e zhvatë buxhetin e shtetit, teksa i quan njerëz pa vizion.

“Janë njerëz të interesave personale, që nuk kanë asnjë vizion…Për me zhvatë buxhetin e shtetit asgjë më shumë…Këta njerëz, duke filluar nga kryeminsitri Hoti, nuk njihen për diçka të mirë e të vlefshme që kanë bërë për Republikën e Kosovës”, tha Haxhiu në DPT te Fidani, transmeton Gazeta Sinjali.

“Asnjëherë nuk ka pasur mungesë më të madhe të transparencës”, shtoi ajo ndër të tjera.

Po ashtu u shpreh se qeveria aktuale nuk ka legjitimitet e as kryeministri Hoti nuk ka mbështetje popullore. /Gazeta Sinjali/