Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shkruar për shkresën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për shkresën që i ka dërguar LDK-së për emrin e mandatarit për kryeministër.
Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka shkruar se më parë presidenti i dërgonte letra kryeministrit në detyrë dhe dilnin në media para se ato letra të shkonin në zyren e Vetëvendosjes.
“Jemi të gjithë dëshmitarë, sidomos vet gazetarët, se letrat e shkresat për këto tema drejtuar LVV dhe Kryeministrit Kurti, më parë dilnin në media se sa mbërrinin në zyrat tona. Çka u bë tash? Pse nuk e publikojnë këtë shkresë? Pse ky terr informativ? Pse kjo mungesë absolute e transparencës?”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo gjithashtu tha se ky veprim i presidentit është shkelje e Kushtetutës./ Gazeta Sinjali/