image Haxhiu: Thaçi e Veseli refuzuan të na takojnë në Hagë

Kosovë

Haxhiu: Thaçi e Veseli refuzuan të na takojnë në Hagë

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se zyrtarët e dikasterit që ajo udhëheq, kanë udhëtuar për në Hagë ku janë takuar me të akuzuarit, por që Thaçi dhe Veseli nuk kanë dashur takim me ta.

Ne kemi pasur një vizitë në Gjykatën Speciale, përpos zotit Thaçi dhe Veseli që nuk kanë dashur të takohen me përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë, kemi takuar zotin Krasniqi, Selimi dhe Gucati. Thaçi e Veseli nuk kanë dashur të takohen me përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë”, tha Haxhiu në RTV Dukagjini.

Haxhiu tha se secili prej atyre që janë në Hagë, kanë mbështetjen financiare nga shteti dhe e kanë mbrojtjen e paguar.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e të tjerët, janë arrestuar nga Gjykata Speciale vitin e kaluar dhe po vazhdojnë të mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë. /Gazeta Sinjali/