image Haxhiu takoi Komisionerin për Drejtësi të BE-së, diskutuan për procesin e Vetingut

Politikë

Haxhiu takoi Komisionerin për Drejtësi të BE-së, diskutuan për procesin e Vetingut

news image

Në takimin e mbajtur sot me komisionerin për drejtësi, Didier Reynders, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e njoftoi për veprimet e fundit lidhur me reformën në drejtësi në Republikën e Kosovës.

Bëhet e ditur se në kuadër të kësaj, komsioneri u njoftua për zhvillimet në procesin e Vetingut, përfshirë dorëzimin e dosjes së Veting-ut në Kuvend, takimet bashkërenduese me aktorët relevantë, qoftë ata politik, gjithashtu përfaqësuesit e organeve të drejtësisë dhe hapat e mëtejmë në këtë reformë të rëndësishme.

Njëkohësisht, Haxhiu edhe njëherë u zotua për zhvillimin e kësaj reforme në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

/GazetaSinjali/