image Raportimet për vendimin pro dekretit të presidentit - Haxhiu e sulmon Kushtetuesen

Kosovë

Politikë/ Raportimet për vendimin pro dekretit të presidentit – Haxhiu e sulmon Kushtetuesen

news image

Sot gjatë ditës në media është raportuar se Gjykata Kushtetuese do të marr vendim në favor të presidentit Hashim Thaçi, lidhur me dekretin për mandatarin. Ndaj këtyre raportimeve ka reaguar Ministrja në detyrë e Drejtësisë nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu.

Haxhiu ka pyetur se si ka mundësi që të dihet aktgjykimi e mënyra e votimit, pa u bërë ende publik nga Gjykata.

“Nëse është kështu, atëherë kjo nuk është pavarësi e Gjykatës. Vendimi i tillë është arnim i aktgjykimit për interesa të Thaçit dhe atyre që kanë humbur zgjedhjet dhe janë braktisur nga populli. Gjykata në mandat të saj, ka vetëm interpretimin e Kushtetutës dhe jo amendamentimin e saj. Amendamente kushtetuese mund të propozojnë vetëm Qeveria, Presidenti dhe 1/4 e deputetëve por pastaj ato duhet të votohen nga Kuvendi. Sipas Kushtetutës, nuk ka afat për mandatarin”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.

Më tej, Haxhiu shton se Gjykata nuk mund të caktojë afat, pasi thotë se kjo do ta shkatërronte rendin kushtetues dhe demokracinë.

Kjo do ta përmbysë vullnetin e popullit”, ka përfunduar Haxhiu./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/hapeporten/posts/3695903343813763