image Haxhiu sulmoi opozitën, i kundërpërgjigjet Çitaku: Ju jeni pronarë të (pa)vendimeve dhe gabimeve

Politikë

Haxhiu sulmoi opozitën, i kundërpërgjigjet Çitaku: Ju jeni pronarë të (pa)vendimeve dhe gabimeve

news image

Pas situatës së krijuar në veri, ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila mes tjerash deklaroi se vendimet e Qeverisë janë të drejta dhe të ligjshme.

Gjithashtu, sipas Haxhiut, janë për keqardhje dhe të turpshme qëndrimet e subjekteve opozitare.

E për një deklaratë të tillë ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

“Ministrja e Drejtësisë sulmon opozitën. Kryeministri personalizon krizën e krijuar.
E nderuara qeveri, nga kriza me sindikatat deri tek kriza në marrëdhëniet me aleatë, ju jeni pronarë të (pa)vendimeve. Por edhe gabimeve”, shkroi ajo në Facebook.

/GazetaSinjali/