image Haxhiu sot shfuqizoi vendimin për përdorimin e veturave zyrtare jashtë orarit

Kosovë

Qeveria/ Haxhiu sot shfuqizoi vendimin për përdorimin e veturave zyrtare jashtë orarit

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetin e saj social në Facebook, ku ka treguar për vendimin e marrë sot nga Ministria e Drejtësisë për ndalimin e veturave zyrtare jashtë orarit të punës.

“Nën përcaktimin tonë si Qeveri që të ndalim “gjakderdhjet financiare” dhe reduktimin e shpenzimeve qeveritare, kam marr vendim për të shfuqizuar 24 vendime, lidhur me përdorimin e automjeteve zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë jashtë orarit zyrtarë të punës”, është shprehur Haxhiu.

Ajo gjithashtu ka theksuar se do të kujdeset për detajet në punë dhe paratë publike në mënyrë që të mos keqpërdoren siç ka ndodhur në pushtetet e kaluara./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/hapeporten/posts/3437031979700902