image Haxhiu reagon pas sondazhit të publikuar për Vettingun në drejtësi

Politikë

Haxhiu reagon pas sondazhit të publikuar për Vettingun në drejtësi

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në llogarinë e sajë në Facebook, ka reaguar pas sondazhit të publikuar nga Instituti Demokratik i Kosovës ku shumica e qytetarëve e përkrahin Vetingun në sistemin e drejtësisë.

Haxhiu thotë se Ministria e Drejtësisë, mbetet e përkushtuar në proceset reformuese dhe vazhdon t’i trajtojë me prioritet nismat e tiila, të cilat do të sjellin qasje me të lehtë për qytetarët drejtësi, integritet, profesionalizëm dhe efikasitet, me synim kthimin e besimit të qytetarëve në drejtësi, përcjell Sinjali.

Postimi i plotë:

Reformat në Drejtësi dhe mbështetja e qytetarëve

Në sondazhin e publikuar sot nga Instituti Demokratik i Kosovës, edhe njëherë konfirmohet mbështetja qytetare për reformat në drejtësi dhe rruga e drejtë e Ministrisë së Drejtësisë në proceset reformuese.

Mbi 70% e të anketuarve besojnë se reforma në drejtësi është e mundur.

Vetingu në sistemin e drejtësisë dhe Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar, gjejnë mbështetje të veçantë në këtë sondazh.

Përderisa 73,7% e qytetarëve janë deklaruar në mbështetje të Vetingut, 76.6% e të anketuarve kanë shprehur mbështetje për krijimin e Byrosë Shtetërore.

Ministria e Drejtësisë, mbetet e përkushtuar në proceset reformuese dhe vazhdon t’i trajtojë me prioritet nismat e tiila, të cilat do të sjellin qasje me të lehtë për qytetarët drejtësi, integritet, profesionalizëm dhe efikasitet, me synim kthimin e besimit të qytetarëve në drejtësi.

/GazetaSinjali/