Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas arrestimit të disa personave zyrtarë, raporton Gazeta Sinjali.
Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar për arrestimin e dy personave zyrtarë, ku tha se është shumë optimiste për vendosjen e themeleve të shtetit të së drejtës.
“Kosova duhet të jetë vendi ku sundon ligji. Institucionet e drejtësisë do t’i kenë të gjitha kapacitetet për t’i hetuar abuzimet e ndëshkuar abuzuesit”, ka thënë Haxhiu
Katër persona janë arrestuar sot, dy prej tyre kanë qenë persona zyrtarë. Ata dyshohen për keqpërdorim detyre, marrje ryshfeti, e ushtrim ndikimi./Gazeta Sinjali/