image Haxhiu për vizitën në Hagë, s’është e sigurt se a do ta pranojnë në takim Thaçi e Veseli

Drejtësi

Haxhiu për vizitën në Hagë, s’është e sigurt se a do ta pranojnë në takim Thaçi e Veseli

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur që do të bëjë vizitë te ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.

Por, ajo ka thënë se nuk është e sigurt nëse ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, do të pranojnë ta takojnë.

“Nuk mund të them me siguri se do t’i takojë të gjithë, pasi që zoti Thaçi e Veseli kishin refuzuar t’i takonin përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë gjatë një vizite që këta të fundit kishin pasur në Hagë”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka deklaruar se me ish-presidentin Thaçi e ish-kryeparlamentari Veseli kanë probleme politike të pasluftës, derisa ka thënë se asnjëherë s’i ka kritikuar ata për kohën e luftës.

“Me Thaçin e Veselin kemi probleme politike të pasluftës. Tek e fundit ata janë ushtarë të UÇK-së, për çka ne i përkulemi kontributit të ushtarëve të UÇK-së që Kosova sot të jetë e çliruar dhe e pavarur…Asnjëherë nuk i kam kritikuar ata për kohën e luftës. Problemet tona politike nuk më bëjnë që unë të mos bëjë kërkesë për takim me ta”, ka thënë Haxhiu.

/GazetaSinjali/