image Haxhiu për vdekjen e dy minatorëve: Le të ndajmë dhimbjen me familjarët

Politikë

Haxhiu për vdekjen e dy minatorëve: Le të ndajmë dhimbjen me familjarët

news image

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e dy minatorëve gjatë shembjes së minierës në Novobërdë.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu tha se duhet të qëndrojmë pranë familjarëve që humbën më të afërmit e tyre.

Lajm i trishtë vdekja në vendin e punës e dy punëtorëve në Minierën e Artanës. Dhimbje e madhe për familjarët, minatorët dhe të gjithë qytetarët. Me ndjenjën e pikëllimit, ngushëllime familjarëve dhe minatorëve. Le të qëndrojmë pranë dhe të ndajmë dhimbjen me familjarët e dy minatorëve që humbën jetën në Minierën e Artanës”, ka shkruar Haxhiu

Dy minatorët që kanë humbur jetën sot në minierën e Artanës janë Idriz Gerbeshi dhe Haki Arifaj.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media, nga Ministria e Ekonomisë, Punësimet Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS).

“Shprehim keqardhje të thellë për fatkeqësinë e ndodhur sot, me 2 qershor, në minierën e Artanës ku kanë humbur jetën Idriz Gerbeshi dhe Haki Arifaj. Idriz Gerbeshi ka qenë xehëtar me banim në Hajvali, ndërsa Haki Arifaj inxhinier i diplomuar i xehetarisë nga fshati Gllogovc, Komuna Lipjan”, thuhet në njoftimin e MEPTINIS../Gazeta Sinjali/