Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Strategjinë për sundimin e ligjit 2021-2026, njofton Gazeta Sinjali.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila e ka prezantuar strategjinë ka thënë që ky program ka synim që të arrijë kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë.
“Vizioni i kësaj strategjie është kthimi i besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë”, tha ajo.
Ministrja shtoi se “Ky dokument, do të jetë udhërrëfyesi kryesor për ne dhe për insitucionet ndërkombëtare që duan të investojnë në Kosovë”.
Haxhiu u shpreh se përmes kësaj strategjie synohet fuqizimi i gjyqësorit, prokurorisë dhe i luftës anti-korrupsion. /GazetaSinjali/