image Haxhiu për rastin Brezovica: Hetimet që po zhvillohen janë më të rëndësishmet në luftën kundër korrupsionit

Drejtësi

Haxhiu për rastin Brezovica: Hetimet që po zhvillohen janë më të rëndësishmet në luftën kundër korrupsionit

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se me shqetësim po i përcjell raportimet për ndërhyrjet flagrante në rastin e njohur Brezovica.

Haxhiu ka thënë se hetimet që po zhvillohen në kuadër të këtij rasti janë ndër më të rëndësishmet në luftën kundër korrupsionit që nga shpallja e pavarësisë.

“Pavarësisht parimit të prezumimit të pafajësisë, çdo dyshim i arsyeshëm për ndërhyrje në procesin hetimor nga ana e personit zyrtar, duhet të hetohet jo vetëm si shkelje disiplinore, por edhe si vepër penale”, ka shkruar ndër të tjera Haxhiu.

Postimi i saj i plotë:

Me shqetësim të thellë po i përcjell raportimet për ndërhyrjet flagrante në rastin e njohur Brezovica. Hetimet që po zhvillohen në kuadër të këtij rasti janë ndër më të rëndësishmet në luftën kundër korrupsionit që nga shpallja e pavarësisë.

Pavarësisht parimit të prezumimit të pafajësisë, çdo dyshim i arsyeshëm për ndërhyrje në procesin hetimor nga ana e personit zyrtar, duhet të hetohet jo vetëm si shkelje disiplinore, por edhe si vepër penale.

Keqpërdorimi i detyrës zyrtare dhe ushtrimi i ndikimit për të penguar proceset hetimore, përbëjnë një kancer në sistemin tonë të drejtësisë, një kancer të cilit duhet të gjithë së bashku t’i japim fund dhe atë sa më shpejt.

/GazetaSinjali/