Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, e ka quajtur spektakël aksionin e sotëm të EULEX-it në zyrat e OVL-UÇK-së dhe ka thënë se është për keqardhje.
Sipas saj, ky “spektakël” nuk i ndihmon drejtësisë.
“Është përkeqardhje spektakli që po ndodh në zyrat e veteranëve të UCK-së, ndaj bëjmë thirrje drejtësisë̈ transparente që të mos ndodhin spektakle të tilla, sepse të gjithë të ftuarit, pra ata veteranë që janë ftuar nga Tribunali i Hagës, të gjithë̈ kanë qenë vullnetarë dhe janë të gatshëm t’i përgjigjen, por spektaklet nuk i ndihmojnë drejtësisë”, tha ajo.
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, është arrestuar nga njësia speciale e EULEX-i dhe sot do të dërgohet në Hagë./Gazeta Sinjali/