image Haxhiu për futjen në karantinë të veriut: Ne nuk kemi dashur ta bëjmë në tupan

Kosovë

Politikë/ Haxhiu për futjen në karantinë të veriut: Ne nuk kemi dashur ta bëjmë në tupan

news image

Rreth gjendjes së krijuar në komunat veriore, Haxhiu i është referuar kritikave të opozitës, se gjendja nuk është menaxhuar si duhet.

Ajo ka thënë se është hipokrizi që ata që kanë ndërmarrë veprime për shkëmbime territoresh, sot flasin për gjëra të tilla.

“Pra një Qeveri që ka qenë gjashtëdhjetë e ca ditë në qeverie, e paska ndarë veriun!”, ka thënë ajo në emisionin Raport.

Sipas Haxhiut, arsyeja se përse nuk është përmendur futja në karantinë, është shkaku i ndjeshmërisë së situatës atje.

“Ne nuk kemi dashur ta bëjmë në tupan. Pra, vendimin për hyrjen në karantinë, e ka marrë Ministria e Shëndetësisë”, ka thënë ajo.