Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu vizitoi ekspozitën “Njeriu është më i fortë se guri”.
Ajo përmes një postimi në Facebook tha se kjo na rikujton dhimbjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale.
“‘Njeriu është më i fortë se guri’ po kërkon të na kujtojë dhimbjen që të mbijetuarit e dhunës seksuale të lidhura me luftën kanë jetuar në të kaluarën dhe janë detyruar të jetojnë edhe një herë. Ne nuk duhet t’i lëmë ata vetëm në dhimbjen e tyre, ndaj duhet të angazhohemi të kapërcejmë heshtjen dhe të jemi pranë tyre”, ka shkruar ajo./GazetaSinjali/