image Haxhiu: Për çfarë të jap dorëheqje? Të pyetet opozita përse po e kërkon dorëheqjen time

Drejtësi

Haxhiu: Për çfarë të jap dorëheqje? Të pyetet opozita përse po e kërkon dorëheqjen time

news image

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur si antikushtetues Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, për të cilin Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kishin kërkuar vlerësim të kushtetutshmërisë.

Për këtë ministres Haxhiu iu kërkua dorëheqja, duke pasur parasysh se vet VV, i quante Super-kriminel ata që shkelnin kushtetutën.

Por, ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu ka deklaruar se nuk e ka në mend që të dorëhiqet nga pozita e ministres, pavarësisht kërkesave të opozitës.

“Për çfarë të jap dorëheqje? Të pyetet opozita se përse po e kërkojnë dorëheqjen time. Konsideroj se kur kanë parë vullnetin tonë, seriozitetin për të vazhduar reformat në sistemin e drejtësisë, ata kanë filluar me kërkesat për dorëheqje sepse po sulmohen interesat e tyre. Tek e fundit unë nuk jam këtu për t’i plotësuar dëshirat e opozitës, pavarësisht pengesave apo gurëve që na vendosen në rrugë. Në të kaluarën kemi pasur Qeveri që nuk i kanë shërbyer Kosovës, por interesave të tyre, individëve, oligarkëve, grupeve të interesit,”- ka thënë Haxhiu.

/GazetaSinjali/