Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus në Kosovë.
Minsitrja ka kërkuar nga qytetarët që të shtojnë kujdesin.
“Zyrtarisht kemi 2 raste të konfirmuara me COVID – 19. U lutem të gjithëve që të shtojnë kujdesin dhe t’i përmbahen të gjitha udhëzimeve. Shëndet”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Dy rastet e para me pandeminë koronavirus në Kosovë u konfirmuan para pak minutave, nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
“Dy raste kanë rezultuar pozitive. Pacientët e konfirmuar pozitiv gjenden të shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK-së dhe gjendja e tyre është stabile. Njëri nga të konfirmuar është shtetase italiane e moshës 20-vjeçare, kurse pacienti i dytë është kosovar i moshës 77-vjeçare”, ka thënë Vitia. /Gazeta Sinjali/