image Haxhiu pas arrestimit të policit të dyshuar për sulm seksual: Abuzuesit e dhunuesit nuk kanë vend në shoqërinë tonë

Siguri

Haxhiu pas arrestimit të policit të dyshuar për sulm seksual: Abuzuesit e dhunuesit nuk kanë vend në shoqërinë tonë

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas arrestimit të një zyrtari policor në Gjilan, i dyshuar për sulm seksual ndaj një të miture, raporton Gazeta Sinjali.

Haxhiu ka thënë se nëse këto dyshime vërtetohen, ai duhet jo vetëm të largohet nga policia, por edhe të marrë dënimin e merituar.

“Zyrtari i Policisë është mbrojtës i të cenuarve dhe jo akter i krimit e dhunimit. Ai do të duhej të ishte referencë për sjelljet e secilit qytetar dhe jo vet i përfshirë në dhunime siç ka dyshime për dhunimin e një vajze të mitur nga zyrtari policor. Organet kompetente menjëherë duhet të ndërmarrin hapat e nevojshëm dhe nëse këto dyshime vërtetohen, persona të tillë jo vetëm të largohen nga uniforma, por të marrin edhe dënimin e merituar”, ka shkruar ndër të tjera ajo në Facebook.

E para e Drejtësisë ka thënë se Republika e Kosovës duhet të jetë vend i respektimit të lirive dhe drejtave të njeriut ku krimi e dhunimi nuk do të gjejnë vend, ku këto fenomene negative jo vetëm të ndëshkohen por as edhe të stimulohen.

“Askush nën petkun e zyrtarit nuk guxon të ndihet autonom karshi ligjit. Abuzuesit e dhunuesit nuk kanë vend në shoqërinë tonë, aq më pak në institucione”, ka përfunduar ajo./Gazeta Sinjali/