image Haxhiu: Partitë mund të bëjnë pazare për qeveri teknike

Politikë

Haxhiu: Partitë mund të bëjnë pazare për qeveri teknike

news image

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se data kur do të mbahet seanca për shpërbërjen e Kuvendit është shumë e largët. Sipas saj ekziston mundësia që deri në atë periudhë kohore, partitë politike të merren vesh për formimin e një qeverie teknike.

Ajo ka thënë se propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë që seanca të mbahet më 8 ose 14 gusht.

“Caktimi i seancës për shpërbërjen e Kuvendit me datë 22 duket shumë i largët për dy arsye të paktën. Së pari për shkak të nevojave që ka vendi për shkuarjen sa më parë në zgjedhje dhe së dyti për shkak mundësisë që subjektet tjera të futen në pazare për qeveri teknike ose mandatar të ri pa zgjedhje. Propozimi jonë në mbledhje të Kryesisë ishte që seanca për shpërbërjen e Kuvendit të mbahet me datë 8 ose 14 gusht”, ka shkruar Haxhiu, transmeton Gazeta Sinjali.

Vendimi për caktimin e seancës për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës është marrë sot nga Kryesia e Kuvendit. /Sinjali/